Rektori i Universitetit të Shkodrës Tonin Gjuraj priti në një takim ambasadoren e Hungarisë në Shqipëri Martina Kasnyik. Ambasadorja tha rektori Gjuraj paraqiti një plan bashkëpunimi duke ofruar 20 bursa për studentët shqiptar dhe universiteti “Luigj Gurakuqi” do ta shfrytëzojë këtë mundësi.

Rektori Gjuraj tregoi edhe për bashkëpunime të mundshme me universitetet në Hungari, marrëveshje që kanë qenë më përpara por nuk janë rinovuar më.

Ndërkohë për të realizuar shkëmbime të ndërsjellta mes stafit dhe studentëve me Hungarinë kërkon një kohë më të gjatë.

Ambasadorja hungareze Kasnyik në fjalën e saj falenderoi për këtë pritje dhe ofroi mbështetje të plotë për universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.

Artikulli paraprakMESAZHET E DIJETARIT ISLAM KEFTARO
Artikulli tjetërDO TË PËRFITONI NGA TAKIMET E REJA… ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT