Hungaria vazhdon që të mos mbështesë paketën e gjashtë të sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, e cila është aktualisht në diskutim.

Në lidhje me takimin e zhvilluar sot në Budapest mes Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Kryeministrit hungarez, Viktor Orban, Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto ri-konfirmoi dhe njëherë qëndrimin e Hungarisë lidhur me sanksionet kundër Rusisë, ai tha gjithashtu se Presidentja e Komisionit Evropian është informuar lidhur me ndikimet negative që sanksionet do të kishin në vend.

“Kjo paketë sanksionesh do të shkatërronte sigurinë tonë energjetike. Gjatë takimit, ne e informuam Presidentin e Komisionit për ndikimin e këtyre masave në vend. Derisa Komisioni Evropian të gjejë një zgjidhje për këto problem, Hungaria nuk do të jetë në gjendje të mbështesë paketën e sanksioneve”, tha ai.

Artikulli paraprakBIDEN NËNSHKRUAN LIGJIN E PËRDORUR KUNDËR HITLERIT PËR TË DËRGUAR ARMË NË KIEV
Artikulli tjetërPËR HERË TË PARË GJUHA SHQIPE PËRFSHIHET SI LËNDË ME ZGJEDHJE NË UNIVERSITETIN E HARVARDIT