Një zëdhënës i Qeverisë së Hungarisë ka kundërshtuar raportimet se vendi ka arritur një marrëveshje me Kancelaren gjermane, Angela Merkel për pranimin e azilkërkuesve.

 

Mediat kanë raportuar se Merkel ka arritur të marrë mbështetjen e 14 shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe Hungarinë, që azilkërkuesit të vendosen në qendra të posaçme brenda shteteve të BE-së, ku do të presin për procedurat e shqyrtimit të kërkesave të tyre.

 

“Nuk kemi arritur një marrëveshje të tillë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, transmeton Reuters.

 

“Është e pamundur që migrantët të hyjnë në Hungari, pa hyrë fillimisht në një vend tjetër të BE-së”, ka thënë ai, duke shtuar se “më 2015, Gjermania tentoi që ne të bëheshim vendi i parë ku hynin migrantët, por ne e kemi refuzuar një gjë të tillë”.

 

Sipas një dokumenti të siguruar nga agjencitë e lajmeve dhe të cilin e kanë publikuar sot, kancelarja Merkel ka arritur marrëveshje me 14 shtete të BE-së, thuhet se azikërkuesit që kanë arritur në Gjermani, pasi parapralisht janë regjistruar në shtetet e tjera të BE-së, duhet të vendosen në qendra të posaçme brenda BE-së, ku do të procesohen kërkesat për azil.

Artikulli paraprakQUKU: VLLAZNIA RA PËR ARSYE THELLËSISHT SPORTIVE
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT 1 KORRIK 2018