Bashkimi Evropian ka rënë dakord të dërgojë 500 milionë euro ndihmë ushtarake në Ukrainë sipas raportimeve të fundit.

Hungaria e ka miratuar vendimin, pasi e kishte refuzuar më parë paketën, por sinjalizoi kundërshtimin e saj ndaj më shumë sanksioneve dhe veçanërisht atyre që do të kufizonin bashkëpunimin e saj me Moskën në energjinë bërthamore.

45 milionë euro të tjera për “pajisje jo-vdekjeprurëse” do të jenë pjesë e misionit të trajnimit ushtarak të BE-së për Ukrainën, sipas një prej diplomatëve të saj, ndërsa Kievi ende mbetet në pritje të tankeve që ka kërkuar prej kohësh.

Artikulli paraprakPROGRAMI I RI I INTELIGJENCËS/ MICROSOFT INVESTON MILIARDA DOLLARË NË CHATGPT
Artikulli tjetërERDOGAN I VENDOS VETON SUEDISË: NUK KA MBËSHTETJE PËR ANËTARËSIM NË NATO