Autoritetet policore italiane kanë shkatërruar një bandë kosovarësh të cilët grabisnin turistë e udhëtarë në pikat e ndalimit të autostradave përgjatë rrugës së rajonit të Friuli Venezia Giulia e Veneto.

Me urdhër të Prokurorisë së Pordenones janë lëshuar 7 urdhër arrestime. 4 kosovarë janë arrestuar në flagrancë, 2 janë shpallur në kërkim ndërkombëtar e një kosovar ishte arrestuar më parë për një tjetër vepër penale e ndaj të cilit rëndon dhe akuza si anëtarë i kësaj bande.

Operacioni i koduar “Grabitësit” (Predator) ka zbardhur 3 taktikat që kjo bandë përdorte për të vjedhur turistët e klientët që ndalonin për të pushuar në pikat e ndalimi të autostradave.

Me anë të taktikës së “hutimit” duke sinjalizuar probleme të paqena, të kërkesës së “informacionit” (pyetje të sajuara) e “të shpimit të gomave” kosovarët hutonin drejtuesit të automjeteve e i grabisnin çanta, portofola, telefona e sende me vlerë që kishin brenda në makinë.

Autoritetet italiane informojnë se operacioni ka qenë mjaft kompleks e vetëm pamjet video mund zbardhin e dëshmojnë mënyrën e veprimit të bandës së grabitësve kosovarë.

Artikulli paraprakSHKODËR, TEATRI I POEZISË “LIRIA FILLON ME FJALËN”
Artikulli tjetërLEZHË, GJYKATA SHPALLET E PABANUESHME, GJYQTARËT NË PROKURORI PËR MASA SIGURIMI