Hyjnë të grabisnin vilën e policit, plagoset shqiptari

“Quhet Eugen Kami, 36 vjeç dhe është një shtetas shqiptar pa leje të rregullt qëndrimi në Itali,” ka deklaruar për mediat kreu i policisë së Napolit Antonio De Iesu, gjatë pronicimit të tij mbi ngjarjen e orëve të para të mëngjesit të sotëm në komunën Giugliano të Napolit. Ngjarja ka ndodhur pas orës 4 të mëngjesit të sotëm kur një bandë shqiptarësh po tentonin të grabisnin një vilë në qytezën Giugliano në provincën e Napolit. Sipas kreut të Policisë, “Eugen Kami është dënuar më parë për grabitje dhe pistoleta e gjetur në vendngjarje rezulton e vjedhur në komunën Giugliano në dhjetor të vitit 2015.” Zbardhja e ngjarjes ka vërtetuar se pronari i vilës i cili është një punonjës policie ka zbuluar grabitësit duke i kërkuar të dorëzoheshin. Por grabitësit i janë përgjigjur me të shtëna zjarri. Pronar i vilës është kundër përgjigjur duke qëlluar me pistoletën e tij të detyrës dhe ka plagosur njërin prej grabitësve. Kreu i policisë së Napolit Antonio De Iesu,ka informuar gjithashtu se banda e shqiptarëve përbëhej nga 3 persona. I plagosuri është identifikuar nga policia italiane si shtetasi shqiptar, Eugen Kami 36 vjeç e aktualisht gjëndet i shtruar në spitalin e Napolit në rrezik për jetën. Anëtarët e tjerë të bandës kanë mundur të largohen e janë shpallur në kërkim.

Artikulli paraprakGRUAJA HIDHET NGA PALLATI DHE HUMB JETËN
Artikulli tjetërSHQIPTARËT PRANGOSEN ,KAPEN ME 19 MIJË EURO E ME 500 GRAM HEROINË NË NË MAKINË