Zyrtarisht, hyn sot në fuqi moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve, pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Sipas këtij moratoriumi nuk do të lejohet më shfyrtëzimi i lëndës drusore, me përjashtim të rasteve për dru zjarri. Ministri i Mjedisit, Lefter Koka e ka quajtur një vendim historik që do të ndryshojë të ardhmen e pyjeve. Ai ka kërkuar përfshirjen e qytetarëve për zbatimin e moratoriumit.  Prej ditës së sotme ndalohet ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të vendin. Gjithashtu, ndalohet eksporti i lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit. Kundravajtjet administrative do të gjobiten në vlerën 5 milionë lekë.  Pyjet, që në vitin 2008, 60% e tyre kanë qenë pranë komunave dhe bashkive. Tashmë është vetëm 40% që u bashkohet atyre, por jo më 380 njësive administrative vendore, por shkojnë në vetëm 61 bashki. Ne brenda 2017-s përfundojmë edhe me krijimin e inventarit të pyjeve, i munguar që prej vitit 1984, e shoqëruar me këtë masë, besoj se çdo kryebashkiak do të ketë një inventar të saktë për llojin dhe cilësinë e bimësisë.

Artikulli paraprakZBARDHET AXHENDA E VIZITËS SË SEKRETARIT AMERIKAN TË SHTETIT
Artikulli tjetër“DITA BOTËRORE E TË SËMURËVE”, MESHA SOLEMNE NË KATEDRALE