Hyn ne lume por vdes tragjikisht

Një shtetas ka humbur jetën sot duke u mbytur në lumin “Erzen”. Viktima është Q.Ç., banues në fshatin Pinet, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia. Ai është mbytur në fshatin Pinet të Ndroqit (Tiranë), poshtë urës së Zajës. Raportohet se viktima ka hyrë për tu larë në lum, por nuk ka dalë i gjallë prej andej. Mësohet se ai vuante nga probleme mendore. Materialet për rastin iu referuan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Artikulli paraprakNDJEKJE SI NË FILMA, ARRESTOHET SHQIPTARI NË ITALI
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË, HUMB JETËN NJË GRUA