Një ngjarje tragjike është regjistruar mëngjesin e sotëm në Berat, ku kanë humbur jeten xhaxhai dhe 2 nipat, të cilën u futën të pastronin pusin, por mbetën të bllokuar për më shumë se 30 minuta e për pasojë humbën jetën. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dyshnik të Beratit, dhe nga raportimet paraprake dyshohet se tre personat kanë hasur në një xhep gazi dhe janë asfiksuar.
Burime bëjnë me dije se ka qenë Kamberi, xhaxhai, që ka hyrë të pastronte pusin, por është bllokuar në thellësi! Në ndihmë të tij kanë mbërritur dy nipat, Neim dhe Gentian, por fatkeqësisht as ato nuk kanë mundur që të dalin në sipërfaqe.
I vetmi që u nxor me shenja jete nga pusi, ishte Neim Hoxha, por fatkeqësisht nga asfikësia ai humbi jetën në spital, ndërsa dy trupat e Kamberit dhe Gentianit u nxorrën pa shenja jete.