Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, dhe përfaqësuesit kryesorë të koalicionit opozitar janë ankuar përmes një shkrese në Bashkimin Europian në lidhje me një zyrtar të BE-së në Tiranë.

Vendimi për këtë shkresë është marrë pas një takimi që Basha zhvilloi në selinë blu me aleatët e tij, Mediu, Ndoka, Duka e Dule, të cilët kanë ngritur shqetësimin e tyre lidhur me ofertat që një zyrtar i BE-së ka bërë gjatë takimeve të zhvilluara në Tiranë. Shqetësimi i përfaqësuesve të koalicionit opozitar lidhet me shefin e divizionit për Ballkanin Perëndimor, Eduard Auer, i cili, sipas tyre, gjatë takimeve të zhvilluara me ta, u ka kërkuar që të ndalin bojkotin parlamentar dhe të bëhen pjesë e zgjedhjeve duke përfituar nga mungesa e PD-së në proces për të marrë më shumë mandate. Shqetësimin në lidhje me këtë çështje, koalicioni opozitar ia ka shprehur edhe ministres së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini. Aleati i Bashës, kreu i PR¬së, Fatmir Mediu, nga çadra e demokratëve tregoi dje një pjesë të bisedës së zhvilluar me përfaqësuesit e BE-së. “Dëgjova një përfaqësues të BE të thotë ‘shumë mirë që PD nuk hyn në zgjedhje, sepse kështu partitë e tjera mund të fitojnë më shumë vende në Parlament’”, u shpreh Mediu.

Artikulli paraprak“HISTORITË” E INSTAGRAM-IT, MË TË SUKSESSHME SE ATO TË SNAPCHAT
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, VRANËSIRA TË LEHTA E KALIMTARE