Një 45-vjeçar është arrestuar në Bathore të Kamzës, pasi lëvizte me armë zjarri.

Denoncimi për të arrestuarin ka ardhur nga disa qytetarë të zonës të cilët kanë informuar policinë se 45-vjeçari M.N lindur në Shkodër mbante armë zjarri me vete teksa kishte hyrë në ambientet e një lokali në Bathore në rrugën ‘Arbëri’.

Gjatë kontrollit 45-vjeçarit i janë një armë tip pistoletë dhe 17 fishekë. Tani i arrestuari do të përballet me akuzat e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

Artikulli paraprakNUK U PARAQIT PËR INTERVISTË, KLP VENDOS DATËN E RE PËR TË MARRË NË PYETJE PROKURORIN BEHAR DIBRA
Artikulli tjetërKRITIKA PËR PUNËN, LLESHAJ 4 ORË TAKIM ME DREJTUESIT E POLICISË: GODITNI NDËRTIMET PA LEJE