Këto radhë të gjatë të automjeteve i përkasin orëve të paradutës të 15 korrikut në hyrjes të qytetit të Shkodrës.

Ashtu si edhe vitet e mëparshme hyrja e Shkodrës vijon që të mbetet një shqetësim me radhët kilometrike të automjeteve që duan të dalin nga Shkodra në drejtim të Tiranës apo qyteteve të tjera.

Ky fluks i automjeteve duke krijuar trafikun rrugor vijon tashmë pothuajse çdo ditë në hyrje të Shkodrës.Drejtuesit e automjeteve bashkë me pasagjerët duhet që të presin gjatë për të dalë nga Shkodra duke krijuar kështu vonesa në udhëtimin e tyre.

Ky trafik rrugor krijohet edhe nga automjetet që vijnë nga pika e kalimit kufitar të Muriqanit në drejtim të Shkodrës.

Bashkia Shkodër ka premtuar se pritet që të nisë puna për zbatimin e projektit për zgjerimin e hyrjes së qytetit. Deri më tani ende nuk kanë përfunduar të gjitha procedurat dhe është e paqartë se kur do të fillojë ky projekt i rëndësishëm që do të eleminonte radhët e gjata të automjeteve gjatë sezonit veror kur fluksi i lëvizjeve është shumë më i madh.

Artikulli paraprakNGA STATUSI I PROKURORIT, TE MUNGESA E KALLËZIMEVE NGA INSTITUCIONET DHE NUMRI I HETUESVE, DUMANI RENDIT NË KUVEND PROBLEMATIKAT E STRUKTURËS SË POSAÇME
Artikulli tjetërSVIDERSKA, SPECIALIST PËR VARIÇET NË HOSPITAL ONE