PUNIMET PËR RIKONSTRUKSIONIN E KËTIJ SEGMENTI, ME RITME TË NGADALËTA. Rruga hyrese e qytetit te Shkodrës, vijon te vuaje prezencën e fadromave te firmave kontraktuese te cilat sa here mbyllin një segment hapin një tjetër, por shpesh here duke u rikthyer nga e para.
Gjate kësaj fundjave, është rikthyer serish pamja e shëmtuar e bllokimit te këtij aksi kaq te rendesishem per qytetin e Shkodres. Një sjellje e tillë absurde, kur akoma pak metra më tutje nuk janë mbyllur kanalet e tjera të hapura në mes të rrugës prej muajsh të tërë, akoma nuk ka një shpjegim. Ndërmarrja e ujesjellës kanalizime dhe vetë bashkia e Shkodres si administratore e territorit nuk dënjojnë minimalisht të informojnë qytetarët për këto punime, e aq më pak të zbardhin këtë projekt që ka “paralizuar” hyrjen e qytetit prej më shumë se 1 viti. Nëntori po përfundon dhe me ardhjen e dhjetorit qytetit për festat e fundvitit do ti shtohen lëvizjet, kjo edhe si pasojë e ardhjes së emigrantëve. Kaosi në këtë rast do të jetë i pashmangshëm, e bashkë më të edhe aksidentet që në këtë zonë edhe më herët nuk kanë munguar. Dikush duhet të përgjigjet dhe për këtë investim pikëpyetjet janë të mëdha, përsa kohë që ai sorollatet në shtesa të pakuptima, e në zvarritje të pafundme që mbi të gjitha ka rënduar bizneset dhe familjarët e zonës, por edhe të gjithë qytetarët Shkodranë.Shkodranë. Nje apel qe perseritet, duket vetëm nga mediat, pasi te tjereve nuk u interesojne veshtiresite e qytetareve te shemte qe pershkojne kete segment kaq te rendesishem rrugor.