Kabulli i ndriçimit nga Kisha e Zojës në hyrje të qytetit të Shkodrës dhe deri tek rrethrrotullimi i By Pass-it ka rënë sërish pre e vjedhjes së personave të papërgjegjshëm. Pas këtij akti aspak qytetar e gjithë ajo zonë ka mbetur në errësirë e pandriçuar. Bashkia Shkodër u informua lidhur me këtë rast të vjedhjes së kabullit të ndriçimit duke nisur menjëherë punën për zëvendësimin e kabullit të vjedhur në atë aks rrugor në një gjatësi prej 300 metër linear. Përgjegjësi i ndriçimit në Bashkinë Shkodër Altin Salihi i bëri apel strukturave të policisë vendore të Shkodrës që të marrin masa dhe të shtojnë patrullimet pasi ky aks është dëmtuar disa herë radhazi dhe në asnjë rast nuk janë gjetur autorët.

Dëmtimi dhe vjedhja në hapësirat publike është një fenomen i përsëritur në qytetin e Shkodrës. Edhe pse rastet tashmë janë të shumta në disa zona të ndryshme të qytetit këta persona të papërgjegjshëm nuk po marrin ndëshkimin pasi policia nuk ka arritur që t’i zbulojë. Duke patur parasysh edhe nisjen e sezonit turistik, qytetarët kërkojnë një vëmendje më të shtuar nga të gjitha institucionet për ta menaxhuar siç duhet territorin dhe për të shmangur këto raste që dëmtojnë hapësirat publike duke krijuar kështu një imazh jo të mirë në sytë e turistëve.

Artikulli paraprakOPERACION ANTI-DROGË NË SHKODËR, KRUJË DHE LEZHË, ASGJËSOHEN 6262 RRËNJË KANABISI
Artikulli tjetër“ARRITJET DHE SFIDAT E PROFESIONIT TË PUNËS SOCIALE”