Ne Drejtorine Rajonale te Tatim Taksave Shkoder rezultojne 18 vende pune te lira, nje problem ky mjaft shqetesues I cili ngrihet nga Drejtori Hysen Hysa.
Megjithate ai thote se per te mbuluar handicapin ne punen jane punesuar 23 punonjes me kontrate 6 mujore Ndersa per sa ju perket grumbullimit te ardhurave ne 3 mujorin e pare ketij viti drejtori Hysa i cileson historike, pasi sipas tij gjate kesaj periudhe grumbullimi i te ardhurave eshte realizuar ne 110 %, kjo si rezultat i fryteve te aksionit kunder informalitet. Nderkaq per te luftuar deri ne fund informalitetin tashme ka nisur faza e dyte e aksioneve qe ka ne fokus disiplinimin e bizneseve ne leshimin e kuponit tatimor.