SPECIALISTI I DREJTORISË SË PYJEVE: SITUATA NË TARABOSH PO PËRMIRËSOHET. Drejtoria Rajonale e Pyjeve nuk ka një fond të veçantë për mbjelljen e fidanëve me qëllim shtimin e hapësirave pyjore. Një fakt i tillë pohohet nga specialisti i pyjeve Bajram Hysa i cili thotë se vetëm përmes Ministrisë së Mjedisit do bëhet e mundur që në muajin dhjetor të ketë një numër fidanësh që pritet të mbjellen në malin e Taraboshit.
Fidanët por edhe pemët aktuale nuk janë të mjaftueshme por nëse ruhen aktualet dhe nëse iniciativat e herë pas hershme të shkollave të qytetit shtohen atëherë situata është e kënaqshme. Pas viteve 2011-2012 ku mali i Taraboshit pësoi një djegie të konsiderueshme, situata thotë specialist Hysa është drejt përmirësimit. Përgjithësisht hapësirat e gjelbërta por edhe ato pyjore në qytetin e Shkodrës nuk janë të mjaftueshme sa i përket krahasimit me standartet e Bashkimit Europian dhe një vështirësi në menaxhimit e tyre pritet të ketë edhe me reformën e re territoriale duke qenë se fillimisht do jetë eksperimentale.