Me ardhjen e stinës së pranverës bashkë me të vijnë edhe virozat e stinës. Moshat që janë më të prekshëm nga këto viroza janë të vegjlit tregon Dhurata Hysa Shefe e departamentit të epidemologjisë.

Dhurata Hysa tregon se aktualisht mund të jemi edhe në pikun e situatës epidemologjike.
Nga virozat e stinës nuk mungojnë rastet edhe tek të rriturit ku mjekja tregon se ata janë edhe më të shkujdesur.

Ndërkohë epidemologia Hysa shprehet edhe për mënyrën sesi duhet të kujdesemi ndaj këtyre vizorave.

Virozat tipike të kësaj stine janë infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe temperaturë e lartë tek fëmijët. Kujdes duhet treguar edhe sa i përket veshjes, për shkak se temperaturat luhaten në mënyrë të vazhdueshme.

Artikulli paraprakSUBVENCIONET, INTERES I MADH I FERMERËVE NË APLIKIM
Artikulli tjetërNDRYSHOJNË SHEFAT E KOMISARIATEVE NË LEZHË, LAÇ E MIRDITË