Elseid Hysaj tashmë zyrtarisht ka firmosur zgjatjen e kontratës së tij me Napolin dhe nesër klubi do të bëjë publik detajet e marrëveshjes nëpërmjet një lajmërimi zyrtar.

Konfirmimi i firmës ka ardhur nga gazetari i njohur italian, Ivan Zazaroni. Nëpërmjet një postimi në Twitter, ai ka zbuluar se firma e parashikuar për të hënën, është hedhur në kontratë që sot me shifra të cilat tashmë e renditin futbollistin shqiptar mes yjeve të kampionatit italian. “Sot në mëngjes, Hysaj ka rinovuar kontratën e tij për katër vite të tjera duke katërfishuar rrogën”, ishte postimi I Zazaronit, opinionist i “La Domenica Sportiva” në rrjetin televiziv “Rai”

Artikulli paraprakBANORËT VENDOSIN TABELA ORIENTUESE ME EMRAT E FAMILJEVE NË HYRJE TË FSHATIT
Artikulli tjetërAKU-ja KONTROLLE NË FAST FOOD-e