Elseid Hysaj është krenaria e Kombëtares së Shqipërisë. Djali nga Malësia e Madhe për afro 15-vite ka përfaqësuar në mënyrën më dinjitoze të ndryshme vendlindjen e tij, Shkodrën, Shqipërinë dhe mbarë kombin shqiptar. Ai gabim përballë italianëve në ndeshjen e parë të kampionatit europian, siç e kanë kuptuar të gjithë, nuk ishte asgjë më shumë se sa një instikt i momentit. Të gjithëve na ka ndodhur në momente deçizive në jetë që instikti të na çojë në rrugën e gabuar, por kjo nuk do të thotë se mund të jemi fajtor. Në këtë rast, ndaj djalit të Shkodrës, djalit të Shqipërisë që prej atij momenti edhe pas faljes publike të tij, vijon një sulm i turpshëm. Një sulm i qëllimshëm dhe i orkestruar nga segmentë të ndryshëm që kërkojnë të kryqëzojnë pa e merituar Hysajn, i cili ka dhënë gjithçka për Kombëtaren. Persona pa karakter, lëpëris që janë mësuar të shesin dinjitetin dhe gjithçka kanë vetëm për interesin e momentit. Gjithë këto ditë kanë nxitur tifozë e qytetarë që të reagojnë kundër një prej futbollistëve më të mirë të Kombëtares së Shqipërisë. Elseid Hysaj përfaqëson me krenari Shkodrën dhe Shqipërinë në futbollin italian dhe atë botëror, ndërsa mbajti me po aq dinjitet edhe shiritin e kapitenit në Kombëtare falë kontributit të tij. Nga këmbët e Hysaj, Shqipëria ka shënuar disa gola të rëndësishëm dhe për një moment instiktiv, e gjithë kjo fushatë sulmi e qëllimshme ndaj tij dhe e papreçedentë është totalisht e pamerituar. Elseid Hysaj, Armando Broja, Mario Mitaj, Marash Kumbulla apo të tjerë futbollistë të mëparshëm të Kombëtares ndër breza janë ambasadorët e Shkodrës, Veriut dhe mbarë kombit. Në këto ditë sulmesh të qëllimshme, shumë tifozë, personalitete dhe ish-drejtues, ish-futbollistë dhe dashamirës të futbollit kanë mbështetur Hysajn ndaj kësaj fushate turpi për të denigruar emrin e tij e të Shkodrës. Një reagim ka bërë edhe ish-presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i cili në një koment shkruan se “Hysaj është shembull që në moshë të vogël, ju si thoni uli kokën apo forma të tjera? Ju them se jeni gabim, është një instikt i momentit dhe kjo i ndodh kujtdo në veçanti kur mendon se topi nuk është në kuadratin e portës. Mosmirënjohje dhe paturpësi po tregohet me ambasadorin tonë shkodran”, përfundon ish-presidenti Fushaj në këtë reagim të tij. Kjo fushatë linçuese do të jetë një motiv më shumë që Hysaj të vijojë të jetë futbollisti që jep shpirtin për Kombëtaren siç ka bërë gjithë këto vite. Shkodra është me yllin e Kombëtares në dy ndeshjet e ardhshme të Europianit dhe përjetësisht. Forca Hysaj, forca Shqipëria!

Artikulli paraprakCONFERENCE LEAGUE/ VLLAZNIA DHE PARTIZANI ME FAT
Artikulli tjetërKURTI DHE MINISTRI I BRENDSHËM I IZRAELIT, BISEDOJNË PËR RËNDËSINË E FUQIZIMIT TË BASHKËPUNIMIT EKONOMIK