UEFA ka publikuar listën e lojtarëve të talentuar që janë në garë për çmimin “Talenti më i mirë i turneut”.

Pas përfundimit të dy fazave të para të këtij turneu qeveria e futbollit në Europë ka bërë me dije se në garë për këtë çmim janë: Joshua Kimmich (Gjermani), Alessandro Schöpf (Austri), Eric Dier (Angli), Ondrej Duda (Sllovaki) e Arkadiusz Milik (Poloni), Elseid Hysaj (Shqipëri) dhe Renato Sanches (Portugali). Sipas UEFA-s secili prej të përzgjedhurve ndodhet në këtë listë për kontribute të ndryshme. Talenti shqiptar është vlerësuar për saktësinë në pasime dhe në fazën mbrojtëse si dhe për faktin se ka qenë në fushë për plort 270 minuta. Fituesi i çmimit, që i shkon vetëm atyre që kanë lindur pas 1 janarit të 1994-ës, do të përzgjidhet nga një juri ekspertësh të UEFA-s. Drejtori i jurisë është drejtori teknik i UEFA-s, Ioan Lupescu. Ndërsa mes anëtarëve janë edhe Sir Alex Ferguson e Alain Giresse.

Artikulli paraprak“EURO 2016”, ITALIA FITON BETEJËN E PARË ME GJERMANINË
Artikulli tjetërMATURA SHTETËRORE, 12% E MATURANTËVE MBETËS NË MATEMATIKË