Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve Shkodër Hysen Hysaj ka dhënë një deklaratë për shtyp këtë të enjte për të informuar biznesin e vogël në përfshirjen e skemës së TVSH-së duke sqaruar se kjo taksë nuk rëndon mbi këtë biznes por direkt tek konsumatori .

Sipas kreut të këtij institucioni bëhet e ditur se pavarësisht dezinformimit në publik në qarkun e Shkodrës janë 447 biznese të cilët me vetedeklarimin e tyre për vitin 2017 kane bere ndryshimin e pergjegjesise tatimore.

Sipas drejtorit Hysaj deri në fund të vitit asnjë biznes i vogël nuk do të penalizohet edhe nëse mund të bëje deklarimin me vonesë apo të bëjë keq deklarim

I pyetur se gjate mbledhjes me strukturat e PS-pak ditë më parë në Shkodër ka patur verejtje nga koordinatori i saj Ditmir Bushati, Drejtori Hysen Hysaj e quajti kete nje dezinformim.

Sipas tij nuk ka patur verejtje nga z.Bushati dhe as nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Hysaj pranon se për vitin 2017 rreth 400 biznese të vogla janë mbyllur ndersa paralelisht janë regjistruar 1600 biznese të reja

Ditët në vijim inspektorët e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve do të kene takime me përfaqësues të biznesit të vogël në Shkodër për ti informuar ato në lidhje me funksionimin e skemës së TVSH-së.

 

Artikulli paraprakPEZULLOHET DËMSHPËRBLIMI PËR ISH- TË PËRNDJEKURIT
Artikulli tjetërDUARTROKITET “GOMARI I BABATASIT”