IMAM MUHAMED SYTARI FALENDEROI TË GJITHË BESIMTARËT PËR VULLNETIN DHE SAKRIFICËN .
Imam Muhamed Sytari, mbajti sot në xhaminë e Parrucës,hytben e fundit të Ramazanit të sivjetshëm.Myftiu foli për mësimet e mëdha, me të cilat Zoti i gjithësisë i tregoi njerëzisë, në këtë muaj, se besimtarët me bindje dhe përkushtim në besimin e tyre, sado të pakët në numër e sado të braktisur nga bota që të jenë, do të kenë përherë mbarësinë dhe mbështetjen hyjnore. Këtë, tha Myftiu, e pamë më së miri me vëllezërit tanë në Gaza.
Myftiu foli edhe për domosdoshmërinë e kthimit të muslimanëve nga Fjala e All-lahut, Kur’ani, si udhërrëfyesi dhe dritësuesi më i përsosur i jetës së njeriut.Myftiu falënderoi imamët, xhematet, shoqatat bamirëse, biznesmenët e kontribuesit, ata që shtruan iftare vëllazërore, ata që dhanë zekatin
dhe sadeka, mediat për pasqyrimin serioz të aktiviteteve të këtij Ramazan, që këtë muaj e dëshmuan veten e tyre si muslimanë të lidhur pas fesë së tyre.