Një 50-vjeçar është arrestuar në qytetin e Elbasanit pasi akuzohet nga Gjykata e Bergamos në Itali për ‘vrasje me paramendim’ të kryer 21 vite më parë.

I arrestuari është Sokol Taçe ose (V.D) banues në Elbasan. Operacioni për ndalimin e 50-vjeçarit ka qenë i mirë organizuar për shkak të rrezikshmërisë së lartë ku u angazhuan, Policia Kriminale dhe Interpol Tirana.

50-vjeçari, Sokol Taçe më datë 10.10.1998, në Osio Sotto/Beragamo, në bashkëpunim me P. D., kanë qëlluar me armë zjarri automatikë në drejtim të F. K. dhe A. K., të cilët kanë humbur jetën. Tashmë Taçe pritet që të ekstradohet drejt Italisë.

Artikulli paraprakSHKODËR, 300 KG DROGË NË NJË FURGON, ARRESTOHEN 5 PERSONA
Artikulli tjetërPRANË ‘ARENËS KOMBËTARE’, DIGJEN KAZANËT E MBETURINAVE