Mikel Shallari, i arrestuar si autor i vrasjes së komisar Artan Cukut kërkon zëvendësimin e masës së sigurisë. Kërkesa u bë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Ngjarja e rëndë ndodhi më 8 prill të 2017 kur ish-kryepolici i Vlorës u vra në hyrje të pallatit ku banonte në Rrugën e Kosovarëve në kryeqytet.

I riu nga Kuçova u arrestua gati 1 muaj më vonë pas mbërritjes së profilit gjenetik nga Zvicra, qe u be i mundur fale rrobave te tij te hedhura ne një kazan mbeturinash. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes po sipas prokurorisë ka ndodhur për shkak të detyres së tij si ish drejtues i policisë.

Sipas prokurorisë, 24 vjeçari është ekzekutori i ish komisarit të policisë, pasi gjurmët gjenetike të gjetura në rrobat e hedhura prej tij vërtetojnë se personi i cili largohet nga skena e krimit është ai.

Artikulli paraprakKAPEN PA DOKUMENTA ,KATËR SHQIPTARËT RREZIKOJNË KTHIMIN NË ATDHE
Artikulli tjetërSEKUESTROHET SASI E MADHE KANABISI, ISHTE BËRË GATI PËR ITALI