APLIKACIONI ËSHTË NDËRTUAR PËR TË QENË MË AFËR MBËSHTETËSVE TË VOLTANA ADEMIT. Fushata elektorale e kandidates së Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Voltana Ademi sjell një risi në fushen e teknologjisë dhe komunikimit me qytetetarët. “I am Voltana” është aplikacioni i dizenjuar dhe përgatitur nga stafi i kandidates Ademi për t’u instaluar në aparatët celularë smartphone si dhe në tableta.

Ky aplikacion pasqyron në menyrë të detajuar aktivitetin politik të Znj. Voltana Ademi gjatë fushatës elektorale që nga “Programi”, “Axhenda e takimeve”, foto dhe video gjatë bashkëbisedimeve me banorë nga të gjitha zonat e Shkodrës. Një pjesë e rendësishme janë edhe “Mesazhet elektorale” të përcjella nëpërmjet grafikave dhe posterave të ndryshëm të cilat përçojnë komunikimin politik të kandidates dhe Partisë Demokratike. Aplikacioni është ndërtuar për të qenë më afër mbështetësve të Voltana Ademit por edhe për të informuar publikun e gjerë mbi çdo detaj të programit të saj dhe takimeve intensive. I thjeshtë dhe i shpejtë në përdorim ku çdo gjë mund ta ndani në profilet tuaja në rrjete sociale apo t’i ruani në telefonat dhe tabletat tuaja. Aktualisht ky aplikacion është i disponueshëm për platformën “Android” dhe mund të shkarkohet “free”, pa pagesë në “Google Play” por së shpejti mund ta gjeni edhe në “App Store”. Mjafton të kërkoni me fjalët “i Am Voltana” ose “Voltana Ademi” dhe do të shfaqet ikona e aplikacionit me nr. 15 që është numri që i korrespondon Partisë Demokratike në zgjedhjet e 21 qershorit.

Artikulli paraprakKETI BAZHDARI: KUNDËRSHTARËT TË PËRQËNDRUAR TEK LUFTA POLITIKE
Artikulli tjetërLERA HEDH POSHTË AKUZAT E PD PËR PRESION NDAJ BIZNESEVE