Francë, i armatosuri sulmon një shtëpi murgjish, 1 grua gjendet e vdekur
Policia anti-terror në Francë është në kërkim të një personi të aramtosur i cili gjatë natës sulmoi me armë një shtëpi murgjish në pension në Montpellier, ndërsa mendohet se edhe një murgeshë ka mbetur e vrarë. Fillimisht u raportua se personi i armatosur mbajti peng rreth 70 persona që ndodheshin në atë shtëpi murgjish, por pas ndëryrjes së policisë personat u lanë të lirë, ndërkohë që edhe autori është në arrati. BBC shkruan se deri tani nuk ka të dhëna që ky mund të jetë një sulm terrorist. Trupi i viktimës u gjet jashtë ndërtesës, ndërsa policia kontrolloi, por i dyshuari kishte ikur nga vendi i ngjarjes. “Tani për tani, ka vetëm një viktimë”, tha prokurori i Montpellier Christophe Barret. Ai tha gjithashtu se nuk ka asnjë provë në lidhje me motivin e këtij krimi. Ndërkohë personi i cili kreu sulmin nuk ishte i njohur për autoritetet.