Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një lagje të Volos në Greqi, kur një 46-vjeçar shqiptar i inatosur ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit të tij dhe i ka sulmuar me gurë dhe shkopinj.

Konkretisht, 46-vjeçari nga Shqipëria ka shkuar në shtëpi dhe ka nisur të bërtasë e të kërcënojë. Më pas ai dyshohet se ka tentuar të godasë vjehrrin e tij me një shkop të madh që kishte në duar, ndërsa ka marrë gurë dhe i ka hedhur në drejtim të vjehrrës së tij për ta plagosur.

Fqinjët që panë ngjarjen e frikshme lajmëruan policinë dhe arrestuan njeriun që ka qenë problem edhe në raste të tjera për autoritetet. Ai ka mohuar para policisē përfshirjen e tij në ngjarje.

46-vjeçari është arrestuar disa herë për incidente ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit, pasi e ka rrahur dhe kërcënuar edhe me thikë. Mësohet se është përdorues droge dhe ka probleme psikologjike, ndërsa ka ikur dy herë nga spitali psikiatrik.

Artikulli paraprakNESËR KUVENDI I PD/ BERISHA REFERENDUM KOMBËTAR PËR SHKARKIMIN E BASHËS. PROCESI NIS NË…
Artikulli tjetërSAMSUNG PREZANTON TABLETIN E RI GALAXY TAB A8