Gjykata për Krime të Rënda ka caktuar masëm e sigurisë “arrest me burg” për Leandro Pana, i arrestuar një ditë më parë në kuadër të operacionit “Korinthos”.
Prokuroria ka pretenduar se Pana ka qenë bashkëpunëtor me 4 personat e tjerë në Greqi. Pretendimi i avokatit është se klienti i tij nuk ka patur aspak dijeni për këtë pengmarrje.
Në këtë operacion janë arrestuar 5 shtetas shqiptarë të dyshuar si autorë të pengmarrjes së Jetmir Terollari, 4 prej tyre në Greqi.
Në Korinthos të Greqisë, këta persona për motive të dobëta kishin marrë peng 31 vjeçarin nga Tirana, dhe i kërkonin 10.000 euro për ta lënë të lirë.
Këta persona akuzohen për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë“ e kryer në bashkëpunim.