I bie përsipër porta e hekurt, vdes vogëlushi 6-vjeçar
Një fëmijë 6-vjeçar nga Dibra ka humbur jetën sot, pasi i ka rënë përsipër porta e hekurt e oborrit. Fëmija me iniciale A.S. nga lagja “Sule” e fshatit Fushë Çidhën kishte shkuar në shtëpinë e dajës së tij në fshatin Blliçe për pushime. Aksidenti fatkeq ndodhi në orën 10:15, kur vogëlushi ishte duke luajtur. Porta e rëndë me shina e oborrit befas ka rënë sipër tij duke e zënë poshtë dhee ka goditur fort në kokë. Fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Peshkopisë, por nuk ka mundur t’I mbijetojë goditjes më të rëndë, asaj në kokë, dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar lëndimet në trupin e vogëlushit.