I burgosuri shqiptar arratiset nga burgu

Një shqiptar është arratisur nga burgu i Bollate-s në Itali, në provincën e Milanos. Një i burgosur shqiptar, i dënuar për drogë, kishte marrë leje për të shkuar në punë, por nuk u kthye më në institucionin e dënimit. Agjentët prisnin që shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, të kthehej në burg në orën 18:00. Por shqiptari, i cili e përfundonte dënimin në tetor, ka humbur gjurmët pasi u largua nga vendi i punës. Aktualisht është në kërkim. Tetë arratisje janë shënuar që nga fillimi i vitit nga burgu i Bollate-s. Kujtojmë se disa javë më parë, një tjetër shqiptar u arratis nga një tjetër burg në Itali. Bëhej fjalë për Besnik Mirrën. Pasi arriti të arratisej nga burgu i “San Michele” në Alessandria, ai u arrestua pas tre javësh në një kamp të pastrehësh në Milano. Një ditë pas Mirrës, edhe një tjetër shqiptar tentoi arratisjen nga burgu i Frosinone-s, por nuk ia arriti. Teksa tentonte të zbriste nga çatia e institucionit të dënimit, ai ra nga një lartësi prej 10 metrash dhe pësoi fraktura në shtyllën kurrizore.

Artikulli paraprakÇAKO PRET STOJANOVIÇ: BASHKËPUNIM I SHKËLQYER MES DY POLICIVE
Artikulli tjetërKRIZA POLITIKE, EURODEPUTETËT TAKIM 80 MINUTA ME BASHËN