Një shqiptar 28 vjeçar ka kaluar gati në çmenduri mëngjesin e sotëm, duke shkaktuar një katrahurë të vërtetë në zonën ku banonte.

Në gjendje të dehur, i hipur mbi një monopatinë, shqiptari ka filluar të përplaset me makinat e parkuara në zonën ku banonte, duke kryer dëmtime serioze.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës.

Në gjendje të dehur pasi ka provuar të ndezë monopatinën për 10 minuta, shqiptari ka filluar të përplaset me makinat e parkuara.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 2.00 në Saluzzo.

Policia është njoftuar menjëherë nga qytetarët që kanë denoncuar në numrin 112.
Bëhet fjalë për një shqiptar 28 vjeçar, rezident në Torino, që në momentin e arrestit ka nisur të sulmojë edhe karabinierët.

Fillimisht shqiptari u dërgua në spitalin Maria Vittoria për t’iu nështruar testeve të drogës dhe alkoolit, ku rezultoi pozitiv ndaj testit të anfetaminës dhe benzodiapezinës, ndërkohë që iu gjet në gjak një sasi alkooli prej 2.44 g/l.

Shqiptari u arrestua në akuzën për dëme të rënduara dhe rezistencë ndaj zyrtarit publik.

Artikulli paraprakPËRDHUNOI PROSTITUTËN, ARRESTOHET PAS 10 VITESH SHQIPTARI
Artikulli tjetërSAPUNË NË FORMË KOALE, TË ARDHURAT E SHITJES DO TË SHKOJNË PËR AUSTRALINË