2 viktima, është ky bilanci i rëndë i një aksidenti që u shkaktua për shkak të papërgjegjshmërisë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 03:20, në kryqëzimin “21 Dhjetori”, ku janë përfshirë në një aksident mjeti “Citoren” me drejtues E.D, 30 vjeç dhe mjeti me drejtues L.C.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë ndërruar jetë shtetasi L.C dhe pasagjeri në automjetin e tij, i identifikuar si A.B 69 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se shkaktar i aksidentit ka qenë E.D, i cili ka qenë i dehur në timon, ka qarkulluar me shpejtësi si dhe është futur me semafor të kuq. Nga kontrolli i mjetit i është gjetur një armë zjarri e llojit pushkë 20-she.

Nuk dihet nëse arma ishte me leje dhe as përse E.D e mbante atë me vete, ndërsa policia ka nisur hetimet. Ai është dërguar në Spitalin e Traumës, ka politraumë dhe dëmtime frakturash. Ai ka marrë plagë në kokë dhe në gjymtyrët e poshtme, në kofshë. Pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja aktuale paraqitet serioze.

1636615549_Sequence03.00000704.Still032.jpg

Artikulli paraprakSTAMBOLLI, QYTETI KU TAKOHEN DY KONTINENTE
Artikulli tjetërMINISTRIA JEP SHIFRËN: 18000 QYTETARË KANË MARRË DOZËN E TRETË TË VAKSINËS