Një aksident “i çuditshëm” ka ndodhur në Tiranë.
Një drejtues motori i dehur, është përplasur me një autoveturë. Nga ana e saj, autovetura, ka përplasur në tokë, një biçiklist dhe një këmbësor, të cilët kanë përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se, M. T., duke drejtuar në gjendje të dehur motorin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Rr. V., i cili ka aksidentuar shtetasin H. Z. vjeç 40, banues në Tiranë i cili po lëvizte me një biçikletë.
Për pasojë janë lënduar shtetasit H. Z., dhe M. T., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 27. 12. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M. T., dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin Rr. V., vjeç 33 e 49, banues në Tiranë, sepse në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasi M. T.,
duke drejtuar në gjendje të dehur motorin e tij, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Rr. V., i cili ka aksidentuar shtetasin H. Z. vjeç 40, banues në Tiranë i cili po lëvizte me një biçikletë.
Për pasojë janë lënduar shtetasit H. Z., dhe M. T., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.