Pasi i ka shpëtuar aksidentin me motor një 31-vjeçar në Lushnje është arrestuar nga policia për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Në prangat e policisë është vënë Denis Saraçi, pasi duke drejtur në gjendje të dehur motoçikletën, në aksin rrugor Këmishtaj – Divjakë, në vendin e quajtur “Sopëz”, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri, A.P, 34 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.