Policia ka arrestuar Ervin Bixhin, djalin 26 vjeçar i cili drejtonte makinën ku udhëtonte viktima si shkaktar të aksidentit të ndodhur mbrëmjen e 4 janarit 2017 në Laprakë.
Sipas policisë 26 vjeçari nga Tirana po drejtonte mjetin “Jeep” nën ndikimin e alkoolit kur në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me një tjetër automjet tip “Jeep”. Drejtuesi i këtij mjeti shtetasi Gj. K., 42 vjeç, banues në Tiranë është me detyrë oficer policie dhe policia e Tiranës thotë se ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. “Si pasojë e kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen shtetësja Xh. T., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe ka mbetur e plagosur dhe shtetësja F. F., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Të dyja shtetaset e lartë përmendur ndodheshin pasagjere në automjetin e shtetasit Ervin Bixhi” Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugore dhe Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal.
Njoftimi i policise Më datë 05.01.2017, shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: – Ervin Bixhi, 26 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, automjetin tip “Jeep”, në rrugën “Dritan Hoxha”, është përplasur me automjetin tip “Jeep”, me drejtues shtetasin Gj. K., 42 vjeç, banues në Tiranë me detyrë oficer policie, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e kësaj përplasje, ka gjetur vdekjen shtetësja Xh. T., 28 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe ka mbetur e plagosur dhe shtetësja F. F., 25 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në Spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Të dyja shtetaset e lartë përmendur ndodheshin pasagjere në automjetin e shtetasit Ervin Bixhi. Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të “Shkeljes së Rregullave të Qarkullimit Rrugore dhe Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Nenet 290 dhe 291 i Kodit Penal