24-vjeçari pi 12 shishe verë, detyron avionin të bëjë ulje emergjente

Një avion i linjës British Airways që fluturonte nga Londra drejt Orlandos ka bërë ulje emergjente ne Boston pasi një pasagjer i dehur tentoi të merrte kontrollin e avionit. Sipas britanikes Daily Mail pasagjeri që mendohet të jetë nga Glasgow kishte pirë 12 shishe verë pasi avioni u nis nga Gatwick. Dëshmitarët okularë janë shprehur se i riu fillimisht ka bredhur në ekuipazhin e Boeing 777 e më pas është drejtuar tek kabina dhe ka kërkuar të marrë kontrollin e avionit. Një pasagjer ka treguar se e kishte parë Scot për orë të tëra duke pirë. Ai u shpreh: “Isha ulur tre vende tutje atij dhe e kam parë që ka pirë rreth 12 shishe të vogla vere dhe një me vodka. Të gjitha këto shishe i ka marrë nga ekuipazhi në orët e para të udhëtimit”. Stjuardesat janë munduar ta mbajnë nën kontroll të dehurin ndërkohë që piloti foli me të para se të vendoste të devijonte fluturimin dhe të bënte një ulje emergjente. Sapo avioni ka zbritur në tokë 24-vjeçari është arrestuar nga forcat e policisë.

Artikulli paraprakANTI-MAFIA,PASURIA E POLITIKANEVE U KONFISKOHET DHE TE AFERMVE
Artikulli tjetërMILANO,SHQIPTARI VRET ME THIKE ITALIANIN SE “I MORI “TE DASHUREN