Një person i shpallur në kërkim pasi mbi supe i rëndon një dënim me 10 vite burg në shkallë të parë, është arrestuar sot në Lukovë të Himarë.

Artan Muça, 51 vjeç nga Tirana është vënë në pranga. Ai rezultonte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 vite burg për veprën penale “Mashtrimi”. Artan Muça do të shoqërohet pranë ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës për veprime të mëtejshme, njofton Policia e Vlorës.

Artikulli paraprakVRASJA E IVANOVIÇ, HARADINAJ: PËR TA ZBARDHUR MUND TË FTOJMË FBI-N
Artikulli tjetërBASHA THIRRJE ISH-TË PËRNDJEKURVE DHE PRONARËVE: EJANI NË PROTESTË