Malësi e Madhe/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dënuar me 2 vjet burgim për ndërtimin e paligjshëm të një objekti, në fshatin Theth, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari.

Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, që kryhen në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kapën dhe ndaluan shtetasin:

Gj. D., 60 vjeç, banues në fshatin Vrakë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në vitin 2023, ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, një objekt, në zonë të mbrojtur në fshatin Theth, për qëllime turizmi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprak32-VJEÇARI DENONCON NË POLICINË E SHKODRËS: PERSONA TË PAIDENTIFIKUAR MË DREJTUAN ARMËN
Artikulli tjetërLEZHË, ZBULOHET NJË GARAZH I PËRSHTATUR PËR PRODHIM DHE SHITJE NARKOTIKËSH