Një 37-vjeçar shqiptar i dënuar me 20 vjet burg për vrasje është arrestuar gjatë një kontrolli rutinë në aeroportin e Bergamos teksa po kthehej nga Stambolli, ku edhe kishte shkuar për pushime.

Shqiptari me iniciale K.D., u dënua në vitin 2008 nga Gjykata e Tiranës për vrasje të paramenduar dhe transport të paligjshëm armësh.

Fillimisht në momentin e kontrollit, shqiptari tregoi një dokument, në të cilin kishte inicialet A.H., 38 vjeç, me origjinë nga Kosova. Por pas një kërkimi më të thelluar, në sistem u shfaqën disa identitete të ndryshme, ku edhe raportohej që shqiptari kërkohej nga Interpoli.

Mësohet se ai jetonte në Itali prej 11 vitesh ku edhe ishte martuar me një italiane, e cila edhe po e priste në aeroport.

Artikulli paraprakRUÇI NIS LOBIMIN ME PRESIDENCËN RUMUNE PËR ÇELJEN E NEGOCIATAVE
Artikulli tjetërRAMA: PAGUANI VETËM 50% TË TARIFËS, PENGMARRËSIT PO DIZINFORMOJNË BASHKË ME FUNDËRRINAT E UNIVERSITETIT