Eshtë arrestuar nga policia një Durrës një person I shpallur në kërkim.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2017 e ka dënuar me 3 vjet e 17 ditë burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim .
Një tjetër person i kërkuar për prodhim të narkotikëve vihet në pranga.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në DVP Durrës ,

në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin :
– Shpetim Kajmaku 42 vjeç, banues në lagjen Nr.17 Durrës.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, në vitin 2017 e ka dënuar me 3 vjet e 17 ditë burg, për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi në vitin 2016, në aksin rrugor Fushë Dac- Kepi i Rodonit, pas kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të Policisë në mjetin e tij tip Furgon janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 324 fidanë të dyshuara Canabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakVODHI NË TRE LOKALE BRENDA NJË NATE, ARRESTOHET
Artikulli tjetërKOLEGJI RRËZON PADINË! S’ I LEJOHET TË KANDIDOJË PËR HIMARËN, BELERI: DO E ÇOJ NË STRASBURG