Gjykata e lartë e BE deklaroi se njëri prej liderëve separatist të Katalunjës nuk duhet të ishte burgosur pasi kishte imunitetin e eurodeputetit.

Ai u zgjodh në maj të këtij viti për tu bërë pjesë e Parlamentit Evropian por më vonë ai u dënua me burg pasi mori pjesë në një referendum të paligjshëm për pavarësinë e Katalunjës në 2017.

Kreu i separatizmit deklaroi ditën e sotme se drejtësia ka ardhur nga Evropa.
“Të drejtat tona dhe ato të dy milion qytetarëve që votuan për ne janë shkelur”.
Dy anëtarë të tjerë u zgjodhën gjithashtu si eurodeputetë në maj ndaj vendimimi mund të kishte ndikuar dhe tek ta.

Por ish Presidenti i Spanjës Carles Puigdemont dhe Toni Comin ikën në Belgjikë përpara se të ndaloheshin nga autoritetet.

Artikulli paraprakMESAZHI I PARË I ARBEN KRAJËS: QYTETARËT TË KENË BESIM TE NE. JA KUSH DUHET TË FRIKËSOHET
Artikulli tjetërHIQEN PENGESAT, SHTETASIT NGA BALLKANI, NË SHQIPËRI PA LEJE PUNE