Një 57-vjeçar ka përfunduar pas hekurave pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë për vrasje.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin kapën dhe ndaluan shtetasin Agim Zela, 57 vjeç, banues në Mamurras. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, me 6 vjet dhe 8 muaj burgim, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë. Nga ky dënim, këtij shtetasi i kanë mbetur për të vuajtur 3 vjet e 4 muaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.”, sqaron policia.

Artikulli paraprakZBULOHEN KANABIS, ARMË DHE MUNICIONE NË LEZHË, PRANGA 62-VJEÇARIT, NË KËRKIM NIPI I TIJ
Artikulli tjetërVAU DEJËS, QARKULLONTE ME ARMË ZJARRI, ARRESTOHET 38-VJEÇARI