Një 57-vjeçari nga qyteti i Durrësit, i dënuar në Itali për gjobvënie, me 3 vjet e gjashtë muaj burg, pas dy viteve hetim, ju sekuestruan 1 milionë euro pasuri të paluajtshme si dhe 30 milionë e 5.770 euro, që sipas Policisë, janë përfituar nga aktiviteti kriminal në shtetin fqinj.

Policia njofton se “seksioni Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, ka vënë në sekuestro një shumë të konsiderueshme të hollash dhe pasuri të paluajtshme të Xh.S., 57 vjeç, nga ky qytet”.

Pas një hetimi dy vjeçar të zhvilluar me metoda speciale – thotë policia – është arritur të dokumentohet se 57-vjeçari e ka përfituar këtë pasuri në bazë të aktivitetit kriminal të ushtruar në Itali.

Ai është dënuar në Itali me 3 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Gjobëvenie e kryer në bashkëpunim”.

Në përfundim të hetimeve u bë sekuestrimi i llogarive bankare me vlerë 30 milion lekë dhe 5.770 euro, si dhe 7 pasuri të paluajtshme si truall, banesa, garazh, apartamente me një vlerë monetare në total rreth 1 milion euro.

Artikulli paraprakLONDËR, DY SHQIPTARË FILMOJNE GRABITËSIT E ARGJENDARISË
Artikulli tjetërPAS LETRËS PUBLIKE TË RAMËS, PËRGJIGJET BASHA: NUK HEDHIM ASNJË HAP PAS