Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë publike, nga forcat policore të Mirditës dhe Kurbinit, janë ushtruar kontrolle me qëllim goditjen e veprimtarive të paligjshme dhe kapjen e personave në kërkim.
Si rezultat, u ndalua me qëllim ekstradimi drejt shtetit Italian, i shpalluri në kërkim ndërkombëtar, Igli (Arban) Malçi, 39 vjeç, banues në Kurbin.
Arrestimi provizor i tij u bë pasi Gjykata e Azizzes Itali me datë 14.12.2003, e ka dënuar me 6 vite e 4 muaj burg për veprën penale ” Plagosje e rëndë me pasojë vdekjen” Materialet proçedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu policia ka arrestuar shtetasit
-Vilson Bushkola, 31 vjeç, banues në Mirditë, i dyshuar si posedues i rreth 3 kg lëndë narkotike cannabis sattiva të cilën e kishte fshehur në një bunkier.
– F.K. 25 vjeç dhe E.M. 28 vjeç, banues në Mirditë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tyre iu gjetën një sasi e vogël lënde narkotike ( 20 doza)
Materialet proçedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprën penale ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”