Arrestohet në Tiranë një i kërkuar nga drejtësia italiane për trafik kanabisi. R.H, 56-vjeç është ndaluar një ditë më parë në kryeqytet pasi ndaj tij rëndon një dënim me 4.8 vite burg nga Gjykata e Torinos/Itali.Ai pritet të ekstradohet në drejtim të Italisë për shlyer dënimin.

Njoftimi i policisë:
Më datë 31.05.2018, Specialistët e Narkotikëve pranë D.V.P. Tiranë ndaluan me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin në kërkim ndërkombëtar:
R. H., 56 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 4 vite, 8 muaj e 4 ditë burg, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në grup ndërkombëtar kriminal që ka si qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 73, 72 të ligjit kundër drogës nr. 309/1990 dhe neni 110 të Kodit Penal Italian.

Po kryhen veprimet e mëtejshme nga Zyra e Interpolit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Artikulli paraprakPËRDHUNUESI DËNOHET PAK, REVOLTOHET FAMILJA E VAJZES
Artikulli tjetërBETOHET QEVERIA E RE ITALIANE