Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit Tolin Fufi, 50 vjeç, banues në Shkodër. Gjykata e Milanos, Itali, me vendim të datës 31.01.2022, e ka dënuar këtë shtetas me 9 vite e 4 muaj burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi narkotikët”, parashikuar nga Kodi Penal Italian. Interpol Tirana në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese po kryen veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Në Pukë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pukë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, bënë lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit Vasil Shabani, 47 vjeç, banues në fshatin Buzhalë, Pukë. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, me Vendim Penal datë 10.01.2023, e ka dënuar këtë shtetas me 8 muaj burgim, për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprak24 VJET NGA MASAKRA E REÇAKUT, NDIZEN QIRINJ PËR VIKTIMAT E GJENOCIDIT NË KOSOVË
Artikulli tjetër‘PAKOJA E MADHE’, NIS SHPËRNDARJA E 20 MIJË LEKËSHIT TE PUNONJËSIT E ZONAVE TË MBROJTURA!