Pas shpërthimit të fuqishëm që ndodhi gjatë natës së kaluar në Vlorë dalin detaje te reja për shpërthimin e ndodhur në afërsi të bashkië së Vlorës në banesen e shtetasit G.Ç 69 vjeçar.

I biri I tij E.Ç është i dënuar për trafik droge në Itali dhe policia siç duket po heton në këtë pistë për të mundësuar edhe zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e autorëve të vendosjes së eksplozivit që tronditi qytetin bregdetar gjatë nëtës së kaluar.

Sasia e lëndës shpërthyese është hedhur në oborrin e banesës së shtetasit G.Ç nga Vlora.

Në njoftimin e policisë për ngjarjen thuhte se, “Më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.

Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale”.

Artikulli paraprakSHOFERI NË GJUMË, MAKINA RROKULLISET PËR 40 METRA
Artikulli tjetërDY ZYRTARËT RRIHEN ME GRUSHTA BRENDA NE BASHKI