Ekstradohet nga Gjermania në drejtim të Tiranës një përson. Në njoftimin e policisë së shtetit thuhet se: Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ e kryer në bashkëpunim.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurt/ Gjermani i shtetasit shqiptar Redi Ferizaj (Allkoci ), 31 vjeç lindur në Tiranë. Shtetasi në kërkim Redi Ferizaj (Allkoci ), u ekstradua nga Frankfurt/ Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë,
me vendim numër 2596, datë 07.07.2015 e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal, thuhet në njoftimin e policisë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Ëiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë