I dënuar për vrasje në ’98 arrestohet në Greqi shqiptari
Një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm është arrestuar ditën e sotme në Greqi. Xhemat Dule 59 vjeç banues në Vlorë, është shpallur fajtorë për vrasjen me automatik të një personi më 11.01.1998, në Vlorë pas një konflikti për motive të dobëta. Vrasjen e ka kryer në bashkëpunim me djalin e tij, F.Dule, ku viktimë mbeti i ndjeri me inicialet E.B. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga Gjykata e Vlorës me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, ndërsa pritet edhe ekstradimi i tij drejt vendit tonë. Njoftimi i plotë i policisë: Policia e Shtetit. Arrestohet në Greqi një shtetas shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje në Vlorë Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën më 24.08.2017 u bë i mundur arrestimi i shtetasit shqiptar Xhemal DULE, 59 vjeç, banues në Vlorë. Shtetasi Xhemal DULE është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim penal nr. 62, datë 18.04.2000, e ka dënuar këtë shtetas me burgim të përjetshëm, për veprën penale “Vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” parashikuar nga nenet 78-22 e 278/2 të Kodit Penal. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Në datë 11.01.1998, rreth orës 19.00 në lagjen “Partizani”, Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Xhemal DULE, në bashkëpunim me djalin e tij F. Dule kanë vrarë me armë zjarri automatik shtetasin E.B. Arrestimi i tij në Athinë, Greqi u bë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.