Një i paraburgosur është arratisur nga ambientet e Gjykatës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:40.
Personi ndodhej në gjykatë për vlerësim mase.
Personi është Mikel Kasa 26 vjeç, i cili u largua me vrap sapo dëgjoi vendimin e gjykatës.
26-vjeçari ka hipur mbi tavolinë dhe më pas është larguar nga kati i dytë i Gjykatës se Vlores duke përfituar edhe nga mungesa e forcave të rendit.
Për Kasën është dhënë vendimi me 5 vjet burg, por dënimi i ul me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe akuzohet për heqje të paligjshme të lirisë.